Politika 5 September 2026, 16:48 Nga VNA

Tiranës i shtohen ambiciet e kandidatëve të opozitës. Pas Ilir Alimehmetit edhe Florjan Binaj shprehet i gatshëm për garën

Ndaje në Whatsapp

fdvfdv.jpg

Një ditë pasi Ilir Alimehmeti nuk e fshehu ambicien për të qenë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, në skenë ka dalë edhe një tjetër emër. Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka deklaruar në Euronews Albania se është i gatshëm të jetë kandidat për kryeqytetin.

I pyetur nëse në skenarin më të keq do të hynte në garë si kandidat i pavarur dhe në skenarin më të mirë si pjesë e një fronti të bashkuar opozitar, Binaj u përgjigj shkurt: “Po”.

Ai e lidhi këtë vendim me bindjen se kushdo që mendon se mund të japë një kontribut për shoqërinë duhet të dalë nga komoditeti i komenteve dhe rrjeteve sociale. Sipas tij, Tirana nuk përmirësohet me “like”, me postime dhe me komente të tipit “bravo shefi”, por me veprim konkret.

Deklarata e Binajt vjen në një moment kur brenda opozitës ka nisur ende pa u shpallur zyrtarisht gara e emrave për Tiranën. Ilir Alimehmeti, një nga figurat që garoi edhe më herët në primaret e PD-së, ka lënë të kuptohet se e sheh veten sërish në këtë betejë. Tani listës i shtohet edhe Florjan Binaj, i cili prej kohësh është pozicionuar publikisht si zë kritik ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Me pak fjalë, Tirana ende nuk ka datë zgjedhjesh, por kandidatët potencialë kanë nisur të dalin njëri pas tjetrit. Opozita duket se është ende në fazën ku të gjithë matin pulsin, provojnë terrenin dhe presin të kuptojnë se kush do të marrë bekimin final.

Sepse, në fund, kush do të jetë kandidati i opozitës për Tiranën nuk e përcakton dot as Florjan Binaj, as Ilir Alimehmeti. Madje, me gjasë, nuk e përcaktojnë dot as demokratët. Atë emër, siç ndodh rëndom në PD, do ta vulosë Sali Berisha.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme