Politika 4 September 2026, 16:02 Nga VNA

Thirrja e habitshme e Kuvendit në Facebook, fton lobistët të regjistrohen, por.... ligji akoma nuk funksionon

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-04 at 4.01.37 PM.jpeg

​Të përfshihesh në proceset parlamentare dhe të ushtrosh ndikim institucional është një e drejtë që kërkon transparencë absolute.

 Kuvendi ynë zor se toleron ligje me porosi a larg qoftë klienteliste. 

Por mënyra se si Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur të bëjë një "Thirrje Publike" për regjistrimin e lobistëve ngre më shumë pikëpyetje e habi se sa jep përgjigje.

​Përmes një postimi të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale – dhe çuditërisht duke anashkaluar faqen zyrtare ueb të institucionit – Kuvendi i fton organizatat dhe subjektet e interesuara të dërgojnë të dhënat e tyre në një adresë e-mail-i individual për t'u regjistruar si lobistë pranë komisioneve parlamentare.

Kuvendi madje është aq i paqartë, saqë ftesa, vjen jo si një detyrim ligjor, por si një zgjedhje e atyre që "e shohin të arsyeshme", siç thuhet në njoftim. 

​Kjo lëvizje e papritur krijon një sërë paqartësish ligjore dhe procedurale:

"Nxitim pa akte nënligjore: Edhe pse Ligji për Lobimin është miratuar rishtazi, aktet nënligjore që përcaktojnë qartë rregullat, kriteret dhe mekanizmat se si do të funksionojë ky proces ende nuk kanë dalë në dritë. Si mund të kërkohet regjistrimi i subjekteve kur korniza zbatuese ende nuk ekziston?

​Përplasje me kompetencat ligjore: Sipas kornizës ligjore, Regjistri i Lobistëve është përcaktuar të mbahet pranë Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale (KDIMDP). Atëherë, mbi çfarë baze ligjore po e merr Kuvendi iniciativën për të mbledhur të dhëna dhe për të krijuar një regjistër paralel apo të vetin përmes e-mail-it?

​A ka gjasa të funksionojë lobimi transparent në Shqipëri?

​Përtej shkeljeve procedurale, kjo thirrje përballet me një mur të madh skeptiizmi sa i përket realitetit shqiptar. Në një ambient ku prapaskenat e politikës dhe biznesit janë kuptuar shpesh si marrëveshje nën tavolinë, sa reale është që ndonjë me të vërtetë do të vetëdeklarohet?

A do të pranojë ndonjë biznesmen, kompani apo grup interesi të regjistrohet zyrtarisht se po lobon për marrjen e një tenderi publik, për përfitimin e një koncesioni, apo për kalimin e një "ligji me porosi" në Kuvend? Përvojat e kaluara tregojnë se influencat më të mëdha në vend ushtrohen larg syrit të publikut dhe dokumenteve zyrtare. T'i kërkosh lobistëve të vetëdeklarohen me një e-mail pa asnjë mekanizëm shtrëngues apo verifikues, ngjan më shumë me një procedurë sa për të kaluar radhën se sa me një reformë serioze për transparencën.

​Mbledhja e të dhënave në këtë mënyrë joformale ngre dyshime mbi vlefshmërinë administrative të këtij procesi. Ndërkohë që transparenca është synimi i deklaruar, rruga e zgjedhur nga Kuvendi duket se do të prodhojë më shumë konfuzion se sa hapje ndaj publikut.

​Më poshtë gjeni postimin e plotë të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë:

​THIRRJE PUBLIKE

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përditësimit të të dhënave fton Lobistët të cilët e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës. Shprehja juaj e interesit për regjistrim dhe riregjistrimi ka për qëllim sigurimin e një komunikimi më efektiv, transparencës dhe pjesëmarrjes suaj në proceset e veprimtarisë parlamentare.
Për çdo saktësim apo përditësim të të dhënave, na kontaktoni në adresën e e-mail: [email protected]
Lobistët, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:
* Emërtimin e plotë të subjektit;
* Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
* Adresën postare dhe elektronike;
* Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi.
Ky njoftim mbetet i hapur për çdo organizatë që dëshiron të jenë pjesë aktive e procesit parlamentar deri më datë 31 tetor 2026.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme