Politika 3 September 2026, 15:08 Nga VNA

Të gjendet dikush t’i shpjegojë Petrit Malajt vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-03 at 2.54.11 PM.jpeg

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë bllokuar nga Ministria e Financave.

Në një përgjigje për Euronews Albania, ministri Malaj sqaroi se problematika lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas Malajt, KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi bazën e një metodologjie të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.

Tamam aty ku Malaj mbaron, në fakt duhet të kishte nisur të fliste Ministri i Financave.

Sepse aktualisht jemi në kushtet kur metodologjia e përdorur përpara shkurtit 2026 është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, me përcaktimin që do të përdorej deri në fund të korrikut.

Tani, në gusht, Petrit Malaj duhet të ulet në karriken e ministrit dhe të flasë si ministër.

Së pari, të sqarojë se, derisa thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pse nuk i hartoi ndryshimet ligjore që të ishin të gatshme në gusht 2026?

Pas 31 korrikut, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Malaj thotë se e respekton, nuk ka më asnjë metodologji në fuqi.

Vetë Malaj argumenton se ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve, pra ato që buronin nga dispozita e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, nuk mund të zbatohen ende në listëpagesa, pasi ndryshimet ligjore përkatëse nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kur e mësoi Malaj që Kuvendi nuk paska miratuar ndryshimet ligjore? Përpara apo pasi u kthye nga plazhi?

Malaj dukshëm nuk kupton se për çfarë po flet. Ose po na thotë që disa ndryshime ligjore të vitit 2025 nuk ishin reflektuar fare nga Ministria e Financave dhe shfuqizimi i paska gjetur të paimplementuara fare në metodologji as formulën ligjore të përpara shkurtit 2026.

Ose po na thotë që ai besonte se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizonte ligjin, ndaj nuk u lodh fare të zbardhte metodologjinë sipas një ligji të shkruar, prezantuar dhe mbrojtur nga vetë Ministria e Financave.

Sloganet: “Ministria e Financave as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës”, zotit Malaj i duken si zbulimi i jetës.

Por zbulimi i vetëm në këtë rast do të ishte që zoti Malaj merr ende rrogë si Ministër i Financave.

Sipas Ministrit të Financave, fakti që pagat e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë janë ekzekutuar normalisht tregon se nuk bëhet fjalë për një bllokim të përgjithshëm të pagave. SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera kanë paraqitur listëpagesat e gushtit sipas “metodologjisë ekzistuese”, thotë Malaj, dhe pagesat janë kryer.

Po a nuk na tha një paragraf më parë që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin dhe që Kuvendi nuk ka miratuar ende të riun?

Ku i var metodologjitë që miraton Petrit Malaj, kur ligjet mbi të cilat bazohen metodologjitë janë shfuqizuar?

Malaj, në prononcimin e vet, duke lexuar një tekst që me sa duket ata që ia kanë shkruar kanë qenë të bindur se ai nuk e kupton, ndaj do ta lexojë rrjedhshëm pa kuptuar se çfarë lexon, u kërkon KLGJ-së dhe KLP-së që të paraqesin pa vonesë listëpagesat e gushtit, duke përdorur parametrat e listëpagesës së muajit korrik.

Me metodologjinë që ishte në fuqi sipas dispozitës së shfuqizuar?

Zoti Malaj, nuk mjafton të ulesh në karrige ministri për t’u bërë ministër.

Ky është leksion që nuk mësohet dot kur karrierën ke 40 vjet që ta shkruan babi.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme