Politika 3 September 2026, 12:41 Nga VNA

Pagat e drejtësisë mes ligjit të shfuqizuar dhe urdhrave me fuqi magjistari

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-03 at 12.40.46 PM.jpeg

Gjykata Kushtetuese, në datën 17.02.2026, mori në shqyrtim çështjen me kërkues Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023, “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, i takonte Kuvendit të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese. Ky proces duhej të realizohej brenda datës 31.07.2026.

Me vendimin e shkurtit 2026, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e efekteve të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023, “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kjo do të thotë se, në kushtet kur Kuvendi nuk arriti të miratojë një dispozitë të re për të plotësuar boshllëkun ligjor të shkaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pas datës 31.07.2026 nuk ka më në fuqi asnjë dispozitë ligjore mbi bazën e së cilës Thesari i Shtetit mund të procedojë me pagat për magjistratët.

Por Gjykata Kushtetuese, që ka shfuqizuar gjithçka, për habinë e të gjithëve ka dorëzuar në Thesar listëpagesa sipas përllogaritjes me ligjin e vjetër, të shfuqizuar nga e njëjta gjykatë. Me të njëjtën trupë gjyqtarësh.

“Qeveri” të tjera, të udhëhequra nga magjistratë, kanë dorëzuar listëpagesa të mbështetura në një urdhër administrativ të një magjistrati me funksion në GJKKO.

Është normale që Thesari nuk ka konsideruar listëpagesa me “bazë ligjore” një urdhër magjistrati me fuqi magjistari. Por, nga ana tjetër, është jo normale pranimi i listëpagesave në një bazë ligjore të shfuqizuar.

Pa u marrë, hë për hë, me mënyrën fantastike me të cilën vetë Gjykata Kushtetuese përdor si referencë një dispozitë të shfuqizuar prej vetë asaj, mbetet fakti që Thesari duhet të kishte bllokuar të gjitha listëpagesat që nuk mbështeten në asnjë dispozitë ligjore në fuqi.

Si fillim, duhet të kishte çliruar për çdo institucion të drejtësisë atë pjesë të fondeve që nuk ka lidhje me rrogat e gjyqtarëve kushtetues ose magjistratëve.

Me sistem dhe me shkresë, duhet t’u kishte shpjeguar të gjithëve, taksapaguesve dhe rregulltarëve të drejtësisë së re, kriterin dhe parimin mbi të cilin kishte përllogaritur fondet.

Gjithçka duhej bërë me zërin dhe firmën e Ministrit të Financave.

Dhe sigurisht, me formulime empatike për të gjitha palët që duhet të informoheshin për rastin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme