Politika 4 September 2026, 13:17 Nga VNA

Berisha drejt SHBA-së, por jo të gjithë do e presin me duartrokitje: Paralajmërohet protestë kundër tij

Ndaje në Whatsapp

ok.PNG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka paralajmëruar edhe një takim me shqiptarët që jetojnë atje.

Por duket se vizita e tij nuk do të shoqërohet vetëm me entuziazmin dhe duartrokitjet e mbështetësve. Në të njëjtën ditë, një grup emigrantësh shqiptarë ka paralajmëruar organizimin e një proteste kundër kreut të PD-së.

Përmes një postimi në Instagram, organizatorët kanë bërë publike thirrjen për tubim, duke përdorur një nga sloganet e protestës në Tiranë, “Berisha non-grata, Berisha në burg”.

Kështu, udhëtimi i parë i Berishës në SHBA pas heqjes së kufizimit për hyrjen e tij pritet të ketë dy pamje, nga njëra anë mbështetësit që do ta presin në sallë, ndërsa nga ana tjetër kundërshtarët që kanë zgjedhur protestën për t’i “uruar mirëseardhjen”.

Pak ditë më parë, kreu i demokratëve njoftoi se takimi me shqiptarët e Amerikës do të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood të New Jersey-t.

“Freedom Works” është slogani me të cilin Berisha ka promovuar takimin dhe ku pritet t’u drejtohet me një fjalim shqiptarëve të Amerikës.

Mbetet për t’u parë se cila pritje do të bëjë më shumë zhurmë më 6 shtator, ajo brenda sallës apo ajo e paralajmëruar jashtë saj.

111.jpeg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme