Politika 4 September 2026, 15:46 Nga VNA

“Besa” thyhet që në nisje. Elisa e bojkoton, Balluku e sheh së largu, s’ka takime në Shkodër. Rishpërndarja e deputetëve “pret në besë” Dibrën e Lezhën

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-04 at 3.38.14 PM.jpeg

Nisma e re e kryeministrit Edi Rama për të detyruar deputetët e Partisë Socialiste të zbresin çdo të premte në orën 17:00 në terren për "Praninë Besnike" me qytetarët, ka nisur mes kaosit logjistik, mungesës së infrastrukturës dhe bojkotit nga figura të mazhorancës. Ditën e parë të nisjes zyrtare, ajo që duhej të ishte një urë lidhëse mes popullit dhe pushtetit ka nxjerrë në pah dështimin organizativ.
Siç ka mësuar VNA, pkërisht në ditën e inaugurimit, "sistemi magjik" digjital i premtuar nga Rama për përpunimin e ankesave nuk ka është gati. Në kushtet kur kryeministri u ka ndaluar rreptësisht (të paktën në parim) deputetëve t'u telefonojnë drejtorëve të institucioneve për zgjidhjen e halleve, zgjedhësve u  duhet të përballen me deputetë që mbajnë thjesht shënime me laps e letër, pa asnjë garanci për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Situata është kaotike nga lëvizjet e fundit politike dhe rishpërndarja e drejtuesve në qarqe, çka ka krijuar shkëputje mes deputetëve dhe zonave ku ata kanë marrë votat. 

Banorët e Lezhës nuk do të mund të takojnë deputetin e tyre Ulsi Manja, pasi Rama e ka dërguar atë si drejtues politik në Dibër. Nga ana tjetër, as dibranët nuk kanë se me kë të flasin për mbajtje premtimesh, pasi Blendi Klosi, të cilit i dhanë besën me votë, është zhvendosur në Durrës.

 Në Lezhë, përveç takimit të zakonshëm të paralajmëruar nga deputeti Admir Kadeli, drejtuesi i ri politik Ermal Nufi — i cili as nuk gëzon mandat deputeti — nuk ka dhënë asnjë qartësi nëse do të jetë vetë i pranishëm tek qytetarët.
I ngjashmi me të, Enea Karakaçi është akoma më keq. Ai nuk ka bërë fare asnjë njoftim për takimet e besës në Shkodër sot. 

Me Marjana Koçekun që iku nga PS, me Benetin që nuk është më drejtues qarku, deputetët e tjerë Onid Bejleri dhe Xhenis Cela gjithashtu nuk kanë publikuar takime. Në Shkodër sot në 17:00 ka publikuar takime vetëm deputeti Bujar Rexha me Koplikun. 
Benet Beci fërkon duart e vetë si ka shpallur asnjë kalendar. Fundja, se është as drejtues politik e as deputet. 

Ish-kryeparlamentarja Elisa Spiropali duket se ka refuzuar prerazi pjesëmarrjen në këtë format takimesh. Emri i saj nuk figuron në asnjë kalendar takimesh dhe vetë ajo nuk ka bërë ndonjë njoftim për zgjedhësit, edhe pse prej kohësh ka një zyrë misterioze në ish-Bllok. 

Ndërkaq, ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka preferuar të shpërndajë në rrjete sociale vetëm kalendarin e takimeve për "ushtarët" e saj në qarkun e Fierit, ndërsa vetë ka zgjedhur të mbetet jashtë listës së takimeve me popullin. Fundja, ka boll hallet e saj këto kohë!

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme