Kronika 14 September 2026, 13:13 Nga VNA

Theu urdhrin e mbrojtjes dhe plagosi me drapër ish-vjehrrin, arrestohet 52-vjeçari në Roskovec

Ndaje në Whatsapp

fvddvdfvdfvf.jpg

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kaluar në fshatin Suk, në Roskovec. Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, 52-vjeçari Bledar Bakaj shkoi në shtëpinë e ish-vjehrrit Enver Gremaj dhe, pas një debati mes tyre, e plagosi me drapër.

Policia tha se 52-vjeçari ka thyer urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata që të qëndronte larg bashkëjetueses së tij, vajzës së 67-vjeçarit. Por, pavarësisht këtij urdhri, ai shkoi në banesën e tyre dhe kreu krimin.

Autori i dyshuar i plagosjes, Bledar Bakaj, u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec, ndërsa Gremaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të dyshuarit janë ngritur akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme