Kronika 14 September 2026, 12:37 Nga VNA

Bojkoti i avokatëve paralizon GJKKO-në, shtyhet seanca për dosjen “Partizani”

Ndaje në Whatsapp

vdffvdfvd.png

Avokatët vijojnë bojkotin duke mos marrë pjesë në proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për shkak të rregullores së miratuar nga Erion Bani, që mbrojtësit ligjorë pretendojnë se i pengon në punën e tyre.

Këtë të hënë, trupa gjykuese që shqyrton dosjen Partizani, me të pandehur kryesor për korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha, u detyrua të shtynte seancën për një datë tjetër, për shkak të mungesës së avokatëve. Mbrojtësit ligjorë kishin dërguar në GJKKO kërkesë për shtyrje, duke e përligjur me vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, që ka vendosur të bojkotohen proceset derisa të reflektohet.

Avokatët kundërshtojnë faktin se janë të detyruar të hyjnë pa celular në sallën e gjyqit. Në procesin Partizani, prokurorja e posaçme Enkelejda Millonai ishte e papajisur me celular, ndërsa, për ironi të fatit, telefonët i kishin 3 anëtarët e trupës gjykuese.

Në seancë ishte planifikuar të dëshmonte gjeneral Vladimir Qirjazi, një nga provat kyçe kundër Berishës dhe të pandehurve të tjerë, por, për shkak të shtyrjes, ai pritet të paraqitet seancën e radhës. Ndërkohë që ditën e sotme, po për shkak të bojkotit të avokatëve, u shtynë edhe disa procese të tjera. Rregullorja e miratuar nga GJKKO u godit në Gjykatën Kushtetuese nga AGSH.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme