Kronika 14 September 2026, 07:27 Nga JJ

Alket Rizai përfshihet në përplasjen me armë në Athinë: konflikti për muzikën plagos dy punonjës

Ndaje në Whatsapp
Alket Rizai përfshihet në përplasjen me armë në

Alket Rizai, shqiptari i njohur në Greqi si ish-bashkëpunëtor i Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu, është përfshirë sërish në një ngjarje të rëndë kriminale, këtë herë jashtë një beach bar-i në Anavyssos të Athinës.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 05:15, jashtë lokalit në zonën bregdetare. Fillimisht policia gjeti në vendngjarje gëzhoja dhe gjurmë gjaku, ndërsa vetëm më vonë, pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit, u identifikua mes personave të përfshirë edhe Alket Rizai.

Sipas raportimeve të mediave greke, Rizai ndodhej jashtë burgut me leje të rregullt nga burgu i Domokos. Pra, nuk bëhej fjalë për lirimin e tij, por për një leje të përkohshme, me detyrimin për t’u rikthyer mëngjesin e së hënës, 14 shtator.

Ngjarja dyshohet se nisi pas një konflikti për muzikën. Rizai kishte shkuar në beach bar me dy persona të tjerë. Kur lokali mbylli muzikën për shkak të orës së vonë, grupi dyshohet se ka vendosur muzikë me zë të lartë në parking, duke sjellë ndërhyrjen e pronarit të lokalit. Debati u përshkallëzua shpejt.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, Rizai dyshohet se nxori armë dhe qëlloi në ajër. Më pas, një shtetas afgan, i lidhur me sigurinë e lokalit, dyshohet se qëlloi në drejtim të tij. Nga të shtënat mbetën të plagosur dy punonjës të lokalit, një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar pakistanez. Plagosjet, sipas raportimeve paraprake, kanë ardhur nga rikosheti i plumbave dhe jo nga një shënjestër e drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Pas incidentit, Rizai dhe dy personat që e shoqëronin u larguan nga vendi i ngjarjes. Identifikimi i tij erdhi vetëm pasdite, kur policia arriti të analizonte pamjet filmike të lokalit.

Ngjarja ka vënë në alarm autoritetet greke, pasi Rizai ishte ende i dënuar dhe ndodhej jashtë qelisë vetëm për shkak të lejes së përkohshme nga burgu. Tashmë hetimet janë përqendruar jo vetëm te të shtënat në Anavyssos, por edhe te mënyra se si një i dënuar me profil kaq të lartë u gjend i përfshirë në një përplasje të armatosur gjatë kohës që duhej të ishte nën kontrollin e regjimit të lejes.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme