Kronika 12 September 2026, 12:06 Nga VNA

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, për periudhën janar–korrik 2026, në rang vendi janë regjistruar 844 aksidente rrugore, kundrejt 767 aksidenteve në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje me 10%.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1,187 persona të vrarë ose të plagosur, kundrejt 1,077 personave një vit më parë. Pra, kemi 110 viktima dhe të plagosur më shumë, ose një rritje prej 10,2%.

Edhe më shqetësues është muaji korrik 2026, gjatë të cilit janë regjistruar 165 aksidente, kundrejt 131 në korrik 2025, ose 26% më shumë. Numri i personave të vrarë ose të plagosur arriti në 235, kundrejt 194 një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 21%.

Këto nuk janë thjesht shifra. Pas tyre janë fëmijë, të rinj, vajza e djem, nëna e baballarë, gjyshe e gjyshër. Janë familje që kanë humbur njerëzit e tyre dhe të tjerë që do të mbajnë gjatë pasojat e aksidenteve.

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, doli publikisht për të folur për masat e sigurisë në shkolla. Siguria e fëmijëve në shkolla është pa diskutim një prioritet. Por pikërisht për këtë arsye lind një pyetje po aq e rëndësishme: po për sigurinë e tyre në rrugë, kush jep llogari?

Një fëmijë duhet së pari të arrijë i sigurt në shkollë dhe të kthehet i sigurt në shtëpi. Prandaj, siguria në shkolla nuk mund të ndahet nga siguria rrugore.

Në kushtet kur statistikat zyrtare tregojnë rritje të aksidenteve dhe të numrit të personave të vrarë ose të plagosur, është e nevojshme që drejtuesit e Policisë së Shtetit të japin një analizë publike për këtë situatë dhe për efektivitetin e politikave të ndjekura në kontrollin e trafikut.

Në këtë kontekst duhet analizuar edhe qëndrimi i mëparshëm publik i Drejtorit të Përgjithshëm lidhur me kufizimin e ndalimeve të automjeteve nga Policia Rrugore. Nëse pas zbatimit të një politike të tillë treguesit e sigurisë rrugore përkeqësohen, atëherë është detyrim institucional të vlerësohet nëse kjo qasje ka ndikuar apo jo në uljen e kontrollit dhe të efektit parandalues në rrugë.

Lidhja shkakësore nuk duhet paragjykuar, por duhet analizuar dhe shpjeguar me të dhëna.

Sepse përgjegjësia nuk është vetëm të deklarosh masa të reja. Përgjegjësia është edhe të analizosh rezultatet e vendimeve të marra, të korrigjosh politikat kur ato nuk funksionojnë dhe, mbi të gjitha, të japësh llogari për jetët që humbasin në rrugët e Shqipërisë.

Siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë. Dhe kur shifrat rriten, heshtja nuk mund të jetë përgjigjja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme