Kronika 21 June 2025, 11:21 Nga VNA

Të dyshuarit kryesorë të aksionit “Blloku 33” – vëllezërit që drejtonin rrjetin e drogës

Ndaje në Whatsapp
Të dyshuarit kryesorë të aksionit “Blloku 33” –

Operacioni “Bllok 33” zbuloi një rrjet të shpërndarjes së drogës në lokalet e ish-Bllokut, ku kokaina dhe kanabisi shërbeheshin si kafe normale. Policia bastisi lokalet me urdhër të Gjykatës së Tiranës dhe gjeti drogë e armë në çantat e disa personave. Nga 33 urdhra arresti, 25 persona u ndaluan, ndërsa 8 janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit Gurzi, që dyshohet se drejtonin rrjetin. Në pranga ranë edhe kamerierë e banakierë, të përfshirë në shitjen e drogës për klientët VIP.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme