Kronika 20 June 2025, 10:08 Nga VNA

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, qëllohet me 15 plumba drejt një hoteli

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, qëllohet me

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 01:10 të mëngjesit të sotëm në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një lokali që funksionon edhe si hotel, në pronësi të shtetasit Mondi Voga.

Vetë Voga ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për incidentin. Në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në hotel së bashku me familjen.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me 15 plumba kallashnikovi në drejtim të ndërtesës. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme