Kronika 19 June 2025, 12:27 Nga VNA

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, mister fati i saj

Ndaje në Whatsapp
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, mister fati i saj

Prej dy ditësh një vajzë shqiptare adoleshente, rezulton e zhudkur në Greqi. Familja e vajzës deklaron se ka ditë që nuk ka komunikuar me vajzën për këtë ata kanë bërë edhe një denoncim në polici. Pas denoncimit, policia greke  e ka shpallur zyrtarisht të rrëmbyer. Në Shqipëri,  Enkelejda Veliu, halla e vajzës ka bërë apel për ndihmë përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon ndihmën e bashkëatdhetarëve në Greqi.

Sipas saj, vajza e zhdukur është Emilia Veliu, mbesa e saj dhe vajza e vëllait. Ajo thekson se prej dy ditësh familja nuk ka asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

“Kjo është mbesa ime. Vajza e vëllait. Emilia Veliu. Prej dy ditësh nuk kemi asnjë njoftim. Policia e ka shpallur të rrëmbyer,” shkruan Enkelejda Veliu në apelin e saj publik në Facebook.

Ajo i drejtohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, veçanërisht në Athinë, që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë vajzën, të kontaktojnë menjëherë familjen apo autoritetet. Do t’ju lutesha gjithë miqve që kam në Facebook, që jetojnë në Greqi, në Athinë, nëse keni një informacion ose e keni parë diku. Ju lutem na kontaktoni,” apelon Veliu.

Akoma nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e zhdukjes apo vendin e saktë ku dyshohet se është rrëmbyer vajza, ndërsa familjarët presin zhvillime nga hetimet e policisë greke.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme