Kronika 18 June 2025, 12:53 Nga VNA

Përfituan para për të lehtësuar dënimin e një të dyshuari për vrasje/ SPAK çon në gjyq katër personat, dy prej tyre oficerë të policisë gjyqësore në Dibër

Ndaje në Whatsapp
Përfituan para për të lehtësuar dënimin e një

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj 4 të pandehurve, dy prej të cilëve oficerë të policisë gjyqësore në Dibër, nën dyshimet për korrupsion e shpërdorim detyre, pasi kanë përfituar para për të lehtësuar pozitën e një të dyshuari për vrasje me dashje mbetur në tentativë.

Ish-oficeri i policisë gjyqësore Shuip Cami si dhe shtetasit Flamur Kurtit e Fluturim Bajrami akuzohen për veprën penale të korrupsionit, ndërsa ish-oficeri Aldo Puca akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas SPAK në 9 janar 2020 në qytetin e Peshkopisë, Adrian Shahi dyshohej se kishte goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.

Për këtë ngjarje, prokuroria e Dibrës ka regjistruar procedim penal ndaj Shahit, për akuzën e vrasjes me dashje mbetur në tentativë.

“Rezulton e provuar se i pandehuri, Shuip Cami, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, Dibër, njëkohësisht oficeri që ka kryer veprimet e para dhe ka referuar cështjen penale në Prokurori, i ka kërkuar dhe marrë të pandehurit, Flamur Kurti (i njohur i shtetasit Adrian Shahi) shumën monetare prej 3,000 (tre mijë) euro në këmbim të premtimit të dhënë për favorizimin e pozitës procedurale të shtetasit, Adrian Shahi në çështjen penale në ngarkim të këtij të fundit”, thekson SPAK.

Ndërkohë, i pandehuri Fluturim Bajrami, lidhje krushqie e Adrian Shahi, nga hetimet ka rezultuar se i ka dhënë të ndjerit, Qemal Vranezi, në cilësinë e Specialistit të Policisë, SPZ pranë Komisariatit të Policisë, Dibër, shumën prej 2000 eurosh në mënyrë, që të bëhej i mundur pajtimi mes Adrian Shahut dhe Bukurosh Zagradit, duke u favorizuar në këtë mënyrë autorin e ngjarjes.

Oficeri i policisë gjyqësore Aldo Puca, I ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit, Adrian Shahi si edhe me ndjekjen e përgjimeve të komunikimeve, edhe pse ka qenë në dijeni të komunikimeve telefonike, me përmbajtje korruptive, mes kolegut të tij, Cami dhe të pandehurve të tjerë, në shpërdorim te detyrës nuk e ka referuar rastin menjëherë. Puca e ka referuar ngjarjen dy vite me vonë – thotë SPAK – dhe jo me iniciativën e tij, në përmbushje të detyrës së tij ligjore por vetëm pasi viktima e veprës penale, Bukurosh Zagradi ka shprehur pakënaqësi për këtë fakt të kundërligjshëm në Gjykatën e Dibrës.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme