Kronika 17 June 2025, 19:26 Nga VNA

I penduari Erion Alibej zbardh në GJKKO marrëveshjen në trafikun e kokainës me Dritan Gjikën. Krymi: Nisëm 530 kg drogë drejt Turqisë, por....

Ndaje në Whatsapp
I penduari Erion Alibej zbardh në GJKKO marrëveshjen në trafikun

Erion Alibej i penduar i drejtësisë ka folur në GJKKO në kuadër të procesit Plumbi i Artë dhe për trafikun e drogës dhe lidhjen e vëllait të tij Endrit Alibej me Dritan Gjikës një narkotrafikant shqiptar i arrestuar në Dubai për llogari të Ekuadorit.

"Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Ishin në trafik droge, por s’kemi qenë përzier kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty”, tha Alibej.

Ai tha se pas vrasjes së Endritit në Bradashesh, xhaxhait të tij dhe një shtetasi turk ai tha se u zhyt në borxhe deri për bukën e gojës.

"Ne merreshin me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë  të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti.

Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit.

Përvec se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës.

Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje", tha Alibej.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme