Kronika 17 June 2025, 10:35 Nga VNA

Kreu SPAK, Dumani: Krimi nuk njeh kufij, kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar për hetime të përbashkëta

Ndaje në Whatsapp
Kreu SPAK, Dumani: Krimi nuk njeh kufij, kërkohet bashkëpunim

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë Forumit të Kryeprokurorëve të mbajtur në Tiranë, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar kërkon koordinim të ngushtë rajonal dhe ndërkombëtar. “Nuk na bashkon gjeografia, por lufta kundër krimit,” u shpreh Dumani, duke nënvizuar se grupet kriminale veprojnë përtej kufijve dhe për shpërbërjen e tyre nevojitet besim i ndërsjellë, ndarje informacioni dhe hetime të përbashkëta.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi me Eurojust ka qenë thelbësor për trajtimin e rasteve të ndërlikuara, ndërsa theksoi se SPAK po përballet me një fluks në rritje çështjesh. Vetëm në periudhën janar-maj, janë zhvilluar 10 mbledhje dhe janë ngritur 23 skuadra hetimore me vendet e BE-së dhe rajonit, si dhe një skuadër me Amerikën Latine.

Sipas Dumanit, hetimet financiare, rekuperimi i aseteve dhe ndarja e informacionit në kohë reale janë çelësi i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme