Kronika 16 June 2025, 16:08 Nga VNA

Shpërndanin kokainë, kanabis e ekstazi në Dhërmi/ 2 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Shpërndanin kokainë, kanabis e ekstazi në Dhërmi/ 2 të

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën turistike të Dhërmiut.

I arrestuari i parë është një 30-vjeçar me shtetësi malajziane, J. S., i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit të kryer në ambientet ku banonte, u gjetën dhe sekuestruan disa doza cannabis sativa dhe kokainë. Ndërsa rasti i dytë përfshin shtetasin britanik O. S., 22 vjeç. Atij iu gjetën gjatë kontrollit fizik disa doza kokaine dhe disa tableta ekstazi.

Të dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme