Kronika 16 June 2025, 13:15 Nga VNA

Mesazhi i nënës së Martin Canit pas publikimit të videos: Dua që dhimbja ime mos hapet herë pas here

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i nënës së Martin Canit pas publikimit të videos:

Nëna e Martin Canit, Florina Cani, ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 për publikimin e videos, ku shihen momentet e fundit të djalit të saj të ndjerë. Ajo tha se pamjet e kanë bërë të ndihet keq dhe se i janë hapur sërish plagët.

“Emocione shumë të forta, domethënë nuk arrita që ta shikoj videon dhe nuk e kam parë videon me thënë të drejtën. Se sapo e kam parë Martinin që ishin të dy bashkë, u ndjeva shumë keq. Edhe nuk arrita që ta shikoj deri në fund. Duhen respektuar disa gjëra. Unë me të vërtetë e kam humbur dhe e kam pasur Martinin dhe e kam përcjell për në banesë të fundit, por kur plaga hapet herë pas here është shumë e fortë” – u shpreh ajo

Nëna e djaloshit shprehet se njerëzit duhet të ndjejnë dhimbjen e tjetrit dhe shoqëria të ketë kujdes.

“Dua që dhimbja ime mos hapet herë pas here. Duhet kujdes për dhimbjen e tjetrit” – u shpreh nëna e Martinit,

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme