Kronika 16 June 2025, 11:29 Nga VNA

Ka thyer këmbën në burg, ish-shefi i qarkullimit rrugor Roven Zeka kërkon zbutje të masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Ka thyer këmbën në burg, ish-shefi i qarkullimit rrugor Roven

Roven Zeka, ish-shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë. Një nga argumentet që përdor është dhe gjendja shëndetësore, për shkak se në burg Zeka ka thyer këmbën dhe ka veshtirësi në lëvizje e po ashtu dhe nevojë për kurim të specializuar. Gjykata pritet të vendosë ditën e sotme për fatin e tij.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Të dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit, ndërsa në dëshmitë e dhëna kanë mohuar akuzat dhe gjetjet e prokurorisë të bëra prezentë në këtë fazë të hetimit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme