Kronika 14 June 2025, 22:32 Nga VNA

Ish-bashkëshorti shqiptar vret me thikë ish gruan në mes të parkut në Itali

Ndaje në Whatsapp
Ish-bashkëshorti shqiptar vret me thikë ish gruan në mes të

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, para syve të kalimtarëve, nga ish-bashkëshorti i saj.

Viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare. Në momentin e sulmit, ajo po shkonte drejt vendit të punës. Sipas dëshmive të mbledhura, autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 55 vjeç, me të cilin ajo ishte ndarë për tre vite.

Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, burri ishte ulur i qetë në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Dëshmitarët raportuan se ai tha: “Bëra atë që duhej të bëja”. Një dëshmitar tjetër tregoi për mediat se kishte dëgjuar një britmë dhe kur doli nga bari pa gruan e shtrirë në tokë, ndërsa ish-bashkëshorti vazhdonte ta godiste me shkelma.

Ende nuk është caktuar asnjë masë paraprake për autorin, i cili, sipas informacioneve fillestare, vuan nga probleme psikiatrike. Ai po mbahet në pritje të mbërritjes së prokurorit publik për hetimet e mëtejshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar në qytetin e Tolentino-s, ku disa persona dyshohet se kanë parë me sytë e tyre këtë skenë tragjike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme