Kronika 15 June 2025, 16:07 Nga VNA

Turist gjerman plagoset nga helikat e një skafi në plazhin e Gjipesë

Ndaje në Whatsapp
Turist gjerman plagoset nga helikat e një skafi në plazhin e

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në plazhin e Gjipesë, ku një turist gjerman është dëmtuar nga helikat e një mjeti lundrues ndërsa po notonte në det.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:40, shtetasi gjerman D. S., 46 vjeç, ka pësuar lëndime gjatë një zhytjeje në afërsi të një gomoneje, e cila drejtohej nga shtetasi shqiptar K. V., 27 vjeç, banues në Orikum. Mjeti lundrues ishte me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë së notimit, në një distancë të konsiderueshme nga tapat ndarëse.

Pas incidentit, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe duke organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në Stacionin e Policisë Dhërmi, bashkë me disa dëshmitarë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Gjendja shëndetësore e turistit mbetet ende e paqartë. Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e zonave të notimit dhe rregullave të lundrimit, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve në vijën bregdetare shqiptare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme