Kronika 16 June 2025, 14:54 Nga VNA

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, dënohet topografi 83 vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, dënohet topografi 83

Një 83-vjeçar nga fshati Balldre, në qarkun e Lezhës, është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi është dhënë pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tij në një skemë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të tokës. I moshuari është shpallur fajtor për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai rezulton të ketë përdorur dokumente të falsifikuara për të përvetësuar ose legalizuar sipërfaqe toke në mënyrë të paligjshme. Njoftim: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme