Kronika 17 June 2025, 14:46 Nga VNA

Kërkoi liri me kusht, Gjykata shtyn seancën për Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi liri me kusht, Gjykata shtyn seancën për Ervin Salianjin

 

Gjykata e Fierit ka shtyrë për më 24 qershor seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së lirimit me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Shkaku i shtyrjes ishte mungesa e raportit të vlerësimit nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Avokati i tij, Ledio Braho, theksoi se janë paraqitur të gjitha argumentet ligjore që mbështesin lirimin me kusht, përfshirë përmbushjen e 2/3 të dënimit dhe plotësimin e kushteve të tjera ligjore.

Salianji po vuan një dënim me 1 vit burg, i vendosur nga Gjykata e Apelit si i formës së prerë për akuzën e kallëzimit të rremë në çështjen e njohur si “Babale”.

Ai e ka konsideruar procesin të montuar dhe veten një të dënuar politik. Kërkesat e mëparshme për pezullimin e dënimit janë refuzuar nga Gjykata e Lartë.

 

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme