Kronika 18 June 2025, 10:08 Nga VNA

Vrasja e nisur nga një sherr në rrjetet sociale/ Prokuroria e Fierit shpall pretencën për dy të akuzuarit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e nisur nga një sherr në rrjetet sociale/ Prokuroria e Fierit

Prokuroria e Fierit shpalli pretencën për dy të akuzuar për vrasje pas një sherri në rrjetet sociale.

Për shtetasin Florian Muka kërkoi deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim. Po ashtu, u kërkua deklarimi fajtor i të miturit Klajdi Muka për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, dhe dënimi i tij me 12 vjet e 6 muaj burgim.

Ata akuzohen se vranë shtetasin Grei Bihuci pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Nga hetimet e kryera rezultoi e provuar se, më datë 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur disa ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit Florian dhe Klajdi Muka, të cilët kishin me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën Grei Bihuci, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme