Kronika 18 June 2025, 10:51 Nga VNA

Shtyhet procesi për ish- kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet procesi për ish- kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, pasi prokurori Elvin Gokaj deklaroi se i duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet përfundimtare.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzoi Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metrash katrorë tokë, duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

Seanca e radhës u caktua për datën 2 korrik.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme