Kronika 18 June 2025, 11:26 Nga VNA

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin

Ndaje në Whatsapp
U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur

pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket

procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe

Mendim Domi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe

Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:

1.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në

formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334

pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi

i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim

të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar

përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve

me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në

burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në

formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334

pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj

burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe

dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në

bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin

e tij me 3 (tre) muaj burgim.

 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim

të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar

përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve

me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin

në burgun e sigurisë së lartë.

3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a)

dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:

 Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e

llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****,

në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00

m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në

pronësi të Jusel F. Mici;

 Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m²,

e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të

Jusel F. Mici dhe A.K.M.

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe

A.A.J;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe

1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme