Kronika 18 June 2025, 13:57 Nga VNA

Shtyhet gjyqi për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet gjyqi për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako

Gjykata e Apelit të Posaçëm shtyu seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Durrës Vangjush Dako dhe disa të pandehurve të tjerë. Adrian Bulku njeri nga të pandehurit kishte njoftuar gjykatën se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë. Ai kërkonte te caktohej një datë tjetër, për shkak se dëshironte të ishte i pranishëm. Seanca e radhës në datën 1 korrik.

Dako akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar,  Gjykata e Posaçme dënoi dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.

Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës rreth 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

 

Lexo gjithashtu

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme