Kronika 18 June 2025, 12:58 Nga VNA

Apeli lë në fuqi dënimin me shërbim prove për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Konfiskohet apartamenti i tij në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Apeli lë në fuqi dënimin me shërbim prove për

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin që GJKKO firmosi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Tushe ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, që reduktohej në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e Posacme urdhëroi më pas pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe e vendosi në provë për dy vite.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Tushe zotëronte në mënyrë të tërthortë një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82.33 m2, për të cilin nuk ka deklaruar shpenzimet për blerjen, për punime dhe mobilimin. Gjithashtu, ai nuk ka deklaruar blerjen e dy automjeteve si dhe një borxh të marrë sipas një deklarate noteriale të 2020-ës.

Apartamenti në fjalë u konfiskua nga Apeli i Posacëm dhe u kalua në favor të shtetit. Më herët Tusha ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderat. Ai u dënua me 2 vjet e 4 muaj burgim dhe u lirua në janar 2023.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme