Kronika 18 June 2025, 21:06 Nga VNA

Kokainë në valixhe! Arrestohen dy shqiptarë në aeroportin e Manchesterit

Ndaje në Whatsapp
Kokainë në valixhe! Arrestohen dy shqiptarë në aeroportin e

Një operacion i gjerë i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA) ka çuar në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për kontrabandë kokaine përmes aeroportit të Manchesterit, mes të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë me banim në qytetin e Liverpool-it.

Katër burra janë tashmë të akuzuar zyrtarisht për përfshirje në rrjetin e trafikut të drogës. Ata do të paraqiten sot para Gjykatës së Mançesterit për t’u përballur me drejtësinë. Të pandehurit janë:

  • Dale Hosker, 49 vjeç, banues në Palatine Road, Bury;
  • Dale Creen, 34 vjeç, nga Mere Fold, Worsley;
  • Elton Hallaçi, 31 vjeç, shtetas shqiptar, me banim në Adlam Road, Liverpool;
  • Artur Iseberi, 27 vjeç, gjithashtu shqiptar, me adresë në Aintree Lane, Liverpool.

Sipas autoriteteve britanike, aktiviteti kriminal që u atribuohet këtyre personave daton në muajin maj të vitit 2024, kur dyshohet se janë kryer transportet e paligjshme të kokainës përmes aeroportit të Manchesterit.

Në kuadër të të njëjtit hetim, më 17 qershor 2025, janë ushtruar kontrolle dhe janë kryer arrestime në disa zona të Greater Manchester dhe Liverpool, ku janë ndaluar edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht në dy prona të ndara në zonën Fazakerley, Liverpool.

Në total, gjatë këtij operacioni janë arrestuar:

  • Dy shqiptarë të moshave të ndryshme në Fazakerley, Liverpool;
  • Dy burra në të 40-at dhe të 20-at, në një pronë në Bury;
  • Një burrë në të 30-at, në një tjetër pronë në Bury;
  • Një tjetër burrë në të 30-at, në një adresë në Worsley.

Të gjithë këta persona dyshohet se janë përfshirë në trafikun e kokainës në maj të vitit të kaluar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim, ku po merren në pyetje nga hetuesit e NCA.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të arrestuar një ditë më parë janë liruar me kusht, teksa hetimet vazhdojnë për të zbuluar gjithë rrjetin dhe lidhjet e mundshme ndërkombëtare të këtij trafiku.

Një zëdhënës i NCA deklaroi për mediat:

“Këto arrestime janë rezultat i një hetimi të gjatë dhe kompleks. NCA po punon intensivisht, brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar kërcënimin që vjen nga drogërat e klasit A, veçanërisht kur ato trafikohen përmes infrastrukturës sonë ajrore.”

Hetimet janë ende në zhvillim dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme