Kronika 19 June 2025, 11:36 Nga VNA

Plumbi i Artë, SPAK akuzë Festim Qolit për vrasjen e Elvis Dedaj dhe nënës së tij Fatmira. Akuza të reja edhe për Talo Çelën

Ndaje në Whatsapp
Plumbi i Artë, SPAK akuzë Festim Qolit për vrasjen e Elvis Dedaj

SPAK ka përfunduar hetimet për një nga fraksionet e dosjes “Plumbi i Artë”. Ndaj të shumëkërkuarve Festim Qoli dhe Talo Çela është ngritur akuza e vrasjes së Elvis Dedajt, krim i ndodhur në qershor të vitit 2012 te Shkëmbi i Kavajës. Dedaj ishte ortak në biznes me Festim Qolin dhe, në momentin që tentoi të ndante pronat e biznesit, Qoli urdhëroi vrasjen. Për këtë ngjarje po gjykohet ish-i penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha.

Ndaj Qolit është ngritur gjithashtu akuza për vrasjen e Fatmira Dedajt, në shtator të vitit 2013. Fatmira Dedaj ishte nëna e Elvis Dedajt dhe, sipas hetimeve, Festim Qoli dhe grupi i tij e konsideronin si një shqetësim, pasi kërkonte drejtësi për të birin. Vrasjen e saj e ka zbardhur me detaje i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme