Kronika 19 June 2025, 14:34 Nga VNA

SPAK kërkon 1 vit burg për Dritan Lleshin/ Premtoi punësim në këmbim të 400 mijë lekëve

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon 1 vit burg për Dritan Lleshin/ Premtoi punësim

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për Dritan Lleshin, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe kërkoi dënimin e tij me 1 vit burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 8 muaj burgim. Ai premtoi punësimin e një të riu si inspektor mjedisi në Fier, në këmbim të shumës prej 400.000 lekësh.

Nga hetimi gjyqësor rezulton e provuar se shtetasi A.N., i punësuar në një njësi të shitjes së karburantit “Veliaj Petrol”, është paraqitur më datën 8.10.2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë, në fshatin Gorre të Lushnjës, dhe ka bërë një kallëzim.

Sipas këtij kallëzimi, në vitin 2019, i pandehuri Dritan Lleshi, i njohur prej tij me emrin Dritan Ndreca, me origjinë nga Puka ose Laçi, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, i ka premtuar A.M., bashkëshortes së A.N., punësimin e djalit të tyre, E.N., si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400.000 lekësh.

I pandehuri i ka thënë se kishte një vëlla në Tiranë, me emrin P.N., i cili punonte në Ministrinë e Brendshme dhe përmes tij do të ndërhynte që djali i kallëzuesit të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Sipas planit të prezantuar prej të pandehurit Dritan Lleshi, kjo do të realizohej në muajin qershor të vitit 2019, kohë kur A.N. i ka dorëzuar edhe një kapar prej 200.000 lekësh Dritan Lleshit, i cili më pas e shtyu mundësinë për punësim në shtator të të njëjtit vit.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lleshi, me lidhje familjare me P.N. (djali i xhaxhait), ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. SPAK ka nisur procedim penal edhe ndaj A.N. për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme