Kronika 20 June 2025, 11:48 Nga VNA

Operacioni “Blloku 33” godet rrjetet e drogës në Ish-Bllok, 24 të arrestuar dhe sekuestrime të shumta

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Blloku 33” godet rrjetet e drogës në

Një operacion i gjerë policor me emrin e koduar “Blloku 33” ka çuar në shkatërrimin e disa grupeve kriminale që shpërndanin kokainë dhe heroinë në lokalet e natës në zonën e Ish-Bllokut. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Pas muajsh hetimesh me metoda proaktive, u ekzekutuan masat e sigurisë “arrest me burg” për 24 shtetas:

  1. Arnold Hida
  2. Durim Gurzi
  3. Artur Gurzi
  4. Elvis Sejdo
  5. Julian Bushati
  6. Adnan Hida
  7. Sabian Jashari
  8. Mario Avdiaj
  9. Geraldo Kovaçi
  10. Albert Shushku
  11. Emrah Mustafaj
  12. Xhoana Rustemi (Hasani)
  13. Vladimir Qerimi
  14. Myzafer Xhanari
  15. Albi Shehu
  16. Ledio Dervishi
  17. Juljan Rabushja
  18. Elisard Rrustaj
  19. Kledi Sinani
  20. Bledar Duka
  21. Kevin Troplini
  22. Samuel Demiri
  23. Ardit Dervishi
  24. Ledin Kazanxhi

Ndërkohë, për shtetasin Faik Kurti u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj personave dhe në banesat e tyre, policia ka sekuestruar 1.964 kg kokainë, 450 gramë heroinë, 2 armë zjarri të tipit pistoletë, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro.

Në kuadër të hetimeve janë shpallur në kërkim edhe 8 persona të tjerë, për të cilët vijojnë operacionet për kapjen dhe dokumentimin e plotë të përfshirjes së tyre në këtë veprimtari kriminale. Autoritetet theksojnë se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe lidhjeve të tij.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme