Kronika 20 June 2025, 10:52 Nga VNA

Atentat me 15 plumba ndaj lokalit të Mondi Vogës, ish-shoferit të prokurorit Arjan Ndoj

Ndaje në Whatsapp
Atentat me 15 plumba ndaj lokalit të Mondi Vogës, ish-shoferit të

Lokalit në pronësi të Mondi Vogës në Durrës i është bërë atentat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me 15 plumba kallashnikovi në drejtim të ambientit, duke shkaktuar panik në zonë, por pa të lënduar.

Mondi Voga, i cili rezulton të ketë qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoj, nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2020, në makinën e tij u gjet një armë zjarri e tipit pistoletë, ndërsa më vonë u shpall në kërkim pasi u identifikua nga avokati Ilia Ilia si personi që e dhunoi fizikisht pranë Prokurorisë së Durrësit. Pamjet e sigurisë konfirmuan incidentin.

Policia ka nisur hetimet për atentatin, ndërsa po verifikohen edhe lidhjet e mëhershme të Vogës me ngjarje të tjera kriminale, përfshirë dhe lidhjet e mundshme me emra të drejtësisë si Arjan Ndoj.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme