Kronika 21 June 2025, 10:10 Nga VNA

Abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren, Apeli 20 vjet burg autorit

Ndaje në Whatsapp
Abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren, Apeli 20 vjet burg autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 20 vite burgim Ramis Hysenjin, për akuzën e abuzimit seksual me një 11-vjeçare. Vendimi u shpall ditën e djeshme, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri. Nga gjykata e shkallës së parë ai ishte dënuar me 30 vite burgim, por pas shqyrtimit të çështjes, Apeli e dënoi me 20 vite burgim. Ish-ushtaraku u arrestua fillimisht për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, por më pas hetimet zbuluan se kishte abuzuar me vajzën e mitur 11-vjeçare. Skandali u zbulua dy vite më parë dhe gjatë kësaj kohe, Hysenji ka kundërshtuar akuzat, por gjykata e ka gjetur fajtor dhe dënuar për krimin tronditës të abuzimit me të miturën. Kjo e fundit ka rrëfyer në praninë e psikologes gjithçka kishte ndodhur dhe dëshmia e saj është konsideruar vendimtare në verdiktin gjyqësor ndaj 25-vjeçarit.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme