Kronika 20 June 2025, 15:22 Nga VNA

Nata e plumbave në Mirditë – Qëlloi ndaj banesës së kunatit, autori në arrati

Ndaje në Whatsapp
Nata e plumbave në Mirditë – Qëlloi ndaj banesës

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Mirditë, ku një 30-vjeçar ka raportuar në Polici se është qëlluar me armë zjarri drejt banesës së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative se persona ende të paidentifikuar në ato momente kishin hapur zjarr ndaj shtëpisë së tij. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët konstatuan një shenjë goditjeje me armë zjarri në murin e banesës.

Pas hetimeve të shpejta, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Luan Vuka, 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz. Ai akuzohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së E. Ç., i cili është vëllai i ish-bashkëshortes së tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të ashpër familjar.

Mësohet se Luan Vuka ishte shpallur në kërkim edhe një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Policia e Mirditës vijon punën intensive për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme