Kronika 20 June 2025, 15:41 Nga VNA

Apeli dënon me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, vrau dhe groposi një 16-vjeçar për një Rolex

Ndaje në Whatsapp
Apeli dënon me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, vrau

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i cili vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj.

Cenaj është shpallur fajtor për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen. Nga hetimet ka rezultuar se 30-vjeçari e vrau Gjonajn pasi i grabiti një orë Rolex dhe më pas i zhduku trupin.

Eshtrat e Mariglen Gjonajt u gjetën të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, shtatë vite pas zhdukjes së tij.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme