Rajoni 26 May 2026, 16:30 Nga VNA

Takim me kongresmenët amerikanë në Preshevë, Sinani: Zëri i Luginës u dëgjua në SHBA

Ndaje në Whatsapp

fdvffvd.jpg

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam.

Sinani e cilësoi vizitën si historike, duke deklaruar në rrjetet sociale se “zëri i Luginës së Preshevës u dëgjua nga ata që marrin vendime të mëdha”.

Dy kongresmenët ndodhen në një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit kanë qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Pas ndalesës në Preshevë, ata pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës për takime të tjera zyrtare.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme