Rajoni 18 May 2026, 19:23 Nga VNA

Mbyllet protesta në Shkup, arrestohen 5 persona

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet protesta në Shkup, arrestohen 5 persona

 

Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, ku mijëra të rinj u mblodhën për të kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Protestës iu bashkuan edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë marshimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov. Ata shpalosën thirrje kombëtare si “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe “Gjuha shqipe amanet”, ndërsa gjatë marshimit kënduan edhe Himnin Kombëtar.

Pas përfundimit të protestës, sipas deklarimeve të bëra para qytetarëve dhe studentëve të mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, janë arrestuar pesë studentë.

“Po dalim me protestu në mënyrë paqësore, provokohemi rrugës. Të dashur policë, edhe neve duhet të na mbroni”, deklaroi një student para turmës.

Studentët shqiptarë kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë themelore.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme