Rajoni 23 May 2026, 12:28 Nga VNA

Historike, delegacioni i Kongresit amerikan viziton Luginën e Preshevës për herë të parë

Ndaje në Whatsapp
Historike, delegacioni i Kongresit amerikan viziton Luginën e

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë sot se për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk erdhi rastësisht, por është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë.

 

Lexoni të plotë postimin e Bislimit:

Ka çaste në historinë e një populli që nuk maten vetëm me një vizitë apo një takim diplomatik, por me peshën morale dhe politike që ato bartin për breza të tërë. Java që vjen është pikërisht një moment i tillë për Luginën e Preshevës.

Për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Kjo s'ka se si të mos më rikujtoj kohën e vizitës së parë kongresionale në Kosovë në Maj 1990 në krye me asokohe Kongresistin Lantos dhe DioGuardi!

Kjo nuk erdhi rastësisht. Është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë. Isha vetëm 20 vjeçar kur fillova angazhimin për Luginën nën lidershipin e Joe e Shirley DioGuardit duke aranzhuar takimet e para në Gjilan.

Sot, ajo punë po merr formë konkrete në trojet tona.

Një falënderim i veçantë shkon për miqtë tanë të jashtëzakonshëm në Texas veçanërisht z. Gino Mulliqi, z. Ceka, z. Smajli, z. Mehmeti, z. Tafilaj, z. Haliti, z. Vranici (Albanians for America) dhe shumë të tjerë që me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për çështjen kombëtare ndihmuan që kauza jonë për Luginën të bëhet edhe kauzë e z. Self dhe, kjo vizitë historike të bëhet realitet.

Nën patronatin e Kryetares së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Lugina tashmë po vishet me billborde mirëseardhjeje për delegacionin kongresional amerikan. Këto nuk janë vetëm billborde janë simbol i shpresës, dinjitetit dhe i faktit se Lugina nuk është më e harruar.

Historia po troket në Preshevë!

Dhe këtë herë, ajo po vjen direkt nga Capitol Hill, kupola e demokracisë botërore, në Washington, DC.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme