Rajoni 22 May 2026, 07:26 Nga VNA

Digjen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Ndaje në Whatsapp
Digjen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet e ndërtimit ishin në pronësi të shtetasit Blerti Mehillaj. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por betonieret janë djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë një zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme