Rajoni 19 May 2026, 16:38 Nga VNA

Protesta e studentëve në Shkup, ministri Drejtësisë i hedh benzinë zjarrit: Gjuha maqedonase është obligim

Ndaje në Whatsapp
Protesta e studentëve në Shkup, ministri Drejtësisë i hedh

Një ditë pasi mijëra studentë shqiptarë protestuan në Shkup me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Ministri u shpreh se protesta e djeshme ishte e dhunshme, ndërsa shtoi se gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim.

“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional.

Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, u shpreh Fillkov.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme