Rajoni 18 May 2026, 17:06 Nga VNA

Qindra studentë protestojnë për gjuhën shqipe në Shkup: Duam drejtësi dhe barazi

Ndaje në Whatsapp

Qindra studentë protestojnë për gjuhën shqipe në Shkup:

Ka nisur në Shkup protesta e qindra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale, konkretisht për atë të jurisprudencës.

Ata janë mbledhur pranë Urës së Gurit nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë me një zë” me flamuj kombëtar dhe këngë patriotike, ndërsa bëjnë thirrje në mbështetje të të drejtave gjuhësore dhe barazisë qytetare.

Organizatorët theksojnë se ky tubim nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

Për të fuqizuar kauzën e tyre, studentëve u janë bashkuar edhe figura publike.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme