Rajoni 20 May 2026, 18:18 Nga VNA

Vuçic si Edi Rama, hap portal që qytetarët të denoncojnë administratën 

Ndaje në Whatsapp
Vuçic si Edi Rama, hap portal që qytetarët të

Para disa vitesh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama krijoi portalin Shqipëria që Duam, ku qytetarët mund të denonconin apo mund të ankoheshin për problematikat që ato hasnin me punonjësit e administratës. Për disa kohë Shqipëria që Duam ishte propaganda kryesore e Rilindjes. Por mesa duket këtë ide të Edi Ramës e ka kopjuar dhe miku i tij Aleksandër Vuçiç, i cili po ashtu ka hapur një portal për këtë punë. Portali do të quhet “Ko si bre ti” (Kush je bre ti) dhe, sipas Vuçiç, synon të luftojë arrogancën në sektorin publik dhe të rrisë përgjegjësinë e funksionarëve. Vuç֛iq tha se në këtë platformë qytetarët do të mund të dërgojnë ankesa dhe ai personalisht do të përpiqet t’u përgjigjet dhe të komunikojë me ta, shkruan b92.

Ai theksoi se një pjesë e problemeve në shoqëri vjen nga sjelljet arrogante të zyrtarëve dhe se kjo është një dukuri që qytetarët e urrejnë më së shumti.

Si shembull, ai përmendi një rast kur kishte telefonuar një qytetar që i kishte shkruar letër kritike, duke thënë se biseda kishte qenë “e dobishme dhe reflektuese”.

Në fund, Vuçiq tha se synimi është përmirësimi i komunikimit me qytetarët dhe ulja e arrogancës në jetën publike.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme