Kronika 4 June 2026, 12:29 Nga VNA

SPAK shpall pretencën për të pandehurit e një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”

Ndaje në Whatsapp

dvfdfvfvv.jpg

SPAK ka shpallur pretencën për të pandehurit e një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar dënime të ndryshme me burg për personat e përfshirë në këtë proces gjyqësor.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar:

10 vite burg për Aldo Avdylin, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vite e 8 muaj burg;

15 vite burg për Edson Jozëikun, që reduktohet në 10 vite burg;

20 vite burg për Oltion Zefin, që reduktohet në 13 vite e 4 muaj burg;

9 vite burg për Henerigert Mitrin, që reduktohet në 6 vite burg;

13 vite e 6 muaj burg për Altin Morinën, që reduktohet në 9 vite burg;

10 vite burg për Jozi Krajën, që reduktohet në 6 vite e 8 muaj burg;

21 vite burg për Durim Bamin, që reduktohet në 14 vite burg.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve të mbrojtjes, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata pas shqyrtimit të plotë të çështjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme