Bota 17 July 2025, 21:35 Nga VNA

Sllovenia shteti i parë i BE që shpall “non grata” dy ministra izraelitë

Ndaje në Whatsapp
Sllovenia shteti i parë i BE që shpall “non grata” dy

Sllovenia u bë shteti i parë anëtar i BE-së që zyrtarisht shpall dy ministra izraelitë si persona non grata, duke përmendur si arsye rolin e tyre në atë që e quajti “situatë e padurueshme” në Gaza, njoftoi sot ministrja e Jashtme Tanja Fajon.

“Pas seancës së sotme qeveritare, kemi miratuar vendimin për t'i shpallur ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare (Itamar Ben-Gvir) dhe ministrin e Financave (Bezalel Smotrich) si persona non grata në Republikën e Sllovenisë”, tha Fajon, sipas një postimi të ndarë nga Ministria e Jashtme sllovene në X.

“Ky është presion mbi qeverinë izraelite për të përmirësuar situatën e padurueshme në Gaza dhe për t’u dhënë fund vuajtjeve të civilëve”, tha ajo.

Ky hap i Sllovenisë vjen pas njohjes së Shtetit të Palestinës në qershor.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në Gaza që nga fundi i tetorit 2023, duke vrarë gati 58.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje të sëmundjeve.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze./TRT Balkan/

 

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme