Bota 15 July 2025, 22:28 Nga VNA

Ushtria franceze prezanton autoblindën e re në rrugët e Parisit, pjesë e paradës dhe “Kosova”

Ndaje në Whatsapp
Ushtria franceze prezanton autoblindën e re në rrugët e Parisit,

Franca ka prezantuar një automjet të blinduar të emërtuar “Kosova”, me rastin e ditës së Bastijës në Champs-Elysees.

Në paradën ushtarake për festën kombëtare të shtetit, morën pjesë forca të ndryshme. Nderimet kryesore shkuan për Indonezinë, shtet me të cilin Franca ka formuar një partneritet strategjik në Indo-Paqësor.

Xhandarmëria gjithashtu mori pjesë në paradë me automjete të blinduara, njëra prej të cilave së fundmi mori emrin “Kosova”.

Autoritetet shpjegojnë se ky emërtim vjen për të nderuar betejat e rëndësishme, operacionet ndërkombëtare dhe virtytet ushtarake.

Sipas raportimeve të mediave, emërtimi “Kosova” të një autoblinde ushtarake konsiderohet si një nderim i veçantë për angazhimin francez në territorin e Kosovës dhe marrëdhëniet me autoritetet e Kosovës.

 

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme