Bota 16 July 2025, 16:42 Nga VNA

SHBA kërkon ndalimin e luftimeve në Siri, Rubio: Jemi shumë të shqetësuar

Ndaje në Whatsapp
SHBA kërkon ndalimin e luftimeve në Siri, Rubio: Jemi shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë të shqetësuara” për situatën në Siri, pas sulmeve izraelite ndaj Damaskut.

“Do të punojmë për këtë çështje menjëherë. Sapo kam mbyllur telefonatën me palët përkatëse. Jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë të kemi përditësime gjatë ditës,” është shprehur Rubio, sipas agjencisë Reuters.

Diplomati i lartë amerikan tha gjithashtu se SHBA dëshiron që luftimet të ndalen, pas kolapsit të një armëpushimi mes forcave qeveritare siriane dhe luftëtarëve lokalë druzi në jug të vendit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka konfirmuar se ka goditur selinë e ushtrisë siriane në Damask si dhe një “objektiv ushtarak” pranë pallatit presidencial.

“Forcat [ushtarake] po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe veprimet e regjimit kundër civilëve druzi në jug të Sirisë. Në përputhje me udhëzimet e instancave politike, [forcat] po ndërmarrin sulme në zonë dhe mbeten të përgatitura për skenarë të ndryshëm,” thuhet në një njoftim në Telegram.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Sirisë, deri tani një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Damask.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme