Bota 16 July 2025, 13:17 Nga VNA

Prenë pemën 150 vjeçare, Gjykata dënon dy burra me 4 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Prenë pemën 150 vjeçare, Gjykata dënon dy burra me 4 vite

Dy burra, Daniel Graham dhe Adam Carruthers, janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burg për prerjen e paligjshme të pemës historike Sycamore Gap, pranë murit të Hadrianit në Angli.

Pema 150-vjeçare, një simbol i dashur për publikun, u rrëzua në shtator 2023. Carruthers e preu me sharrë elektrike, ndërsa Graham e filmoi aktin.

Gjykata vlerësoi se motivi kryesor i krimit ishte “trimëri e rreme” dhe dëshira për famë negative. Mbrojtja pretendoi se veprimi ndodhi nga një “marrí e dehur”, por prokuroria theksoi planifikimin e qëllimshëm.

Përveç dëmtimit të pemës, burrat u dënuan edhe për dëmtimin e murit të Hadrianit, dënim që do të kryhet paralelisht. National Trust e cilësoi aktin si “të pamend dhe të pakonceptueshëm”, duke theksuar vlerën simbolike të pemës për komunitetin.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme