Kronika 28 June 2025, 21:47 Nga VNA

“SKY ECC”, shkatërrohen dy grupe kriminale në Greqi – 4 në pranga dhe 2 në kërkim për trafik droge. Dosja/ Ja si polici grek bashkëpunonte me Mario Diamantin

Ndaje në Whatsapp
“SKY ECC”, shkatërrohen dy grupe kriminale në Greqi

Policia greke zhvilloi operacionin e tretë për goditjen e grupeve kriminale, bazuar në të dhënat e Sky ECC.

Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të të cilëve ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke.

Nga analizimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, si dhe nga materialet e tjera të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, autoritetet arritën të identifikonin disa nga pronarët e vërtetë të kodeve specifike PIN të aplikacionit. Nga komunikimet u zbuluan të dhëna për përfshirjen e tyre në rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës drejt Greqisë, si dhe në trafik armësh.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve të kryera në banesa dhe automjete, u sekuestruan 41.365 euro, gjashtë telefona celularë, një automjet i përdorur për trafik droge, si dhe një kartë e Policisë me të dhënat e oficerit, e cila ishte deklaruar e humbur prej tij.

Sipas të dhënave, një oficer grek bashkëpunonte me grupin kriminal dhe me shqiptarin Mario Diamanti. Oficeri grek 56-vjeçar kishte dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe kishte shërbyer më parë në Shërbimet e Sigurisë së Athinës Perëndimore, e më pas në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Hetimet zbuluan përfshirjen aktive të tij në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës të drejtuar nga shqiptari Marius Diamanti, alias Mario Diamanti, nga Delvina. Sipas dosjes, oficeri kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për llogari të Diamantit.

Marius Diamanti, i njohur edhe si Mario Diamanti, u ekzekutua më 16 nëntor 2021 jashtë një karburanti në pronësi të tij në Nikaia, Athinë. Diamanti kishte disa rekorde kriminale. Ai ishte akuzuar për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar më 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por në fund u shpall i pafajshëm.

Emri i tij përmendet edhe në dosjen e një grupi falsifikatorësh që pajiste me identitete të rreme trafikantë dhe vrasës shqiptarë në Greqi – nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis. Në maj 2023, ai u akuzua pas vdekjes si autor i vrasjes së trafikantit belg Kristof Waegeman më 29 maj 2020 në Voula, Athinë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme