Kronika 27 June 2025, 21:41 Nga VNA

Zjarri i madh në një pronë private, dëmi llogaritet në 10 milionë lekë

Ndaje në Whatsapp
Zjarri i madh në një pronë private, dëmi llogaritet në

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan në Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dengjesh bari, rreth 400, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera.

Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme